Të huajt blenë pasuri të paluajtshme me vlerë 153m euro

Gjatë tetë muajve të parë të këtij viti, investimet totale të shtetasve dhe kompanive të huaja në Malin e Zi arritën në EUR 524.44 milionë, sipas të dhënave të reja paraprake të Bankës Qendrore të Malit të Zi (CBCG). Prej kësaj shume, pothuajse 153m EUR lidhen me investimet në pasuri të paluajtshme në vendin tonë.
Në mesin e vendeve, shtetasit e të cilëve shpenzuan më shumë se EUR 1 milion për pasuri të paluajtshme në Malin e Zi gjatë tetë muajve të parë, përfshihen plot 22 vende.
Nga vlera totale prej EUR 152.15 milionë e pasurive të paluajtshme të shitura në Malin e Zi, shumën më të madhe e paguan shtetasit e Rusisë, EUR 31.46 milionë, të ndjekur nga ata të Serbisë, EUR 23.17 milionë, si dhe nga shtetasit e Gjermanisë dhe SHBA-së, me përkatësisht EUR 13.86 dhe 11.37 milionë, ndërsa shtetasit zviceranë blenë pasuri të paluajtshme me vlerë 9.58 milionë. Shtetasit e Britanisë së Madhe, Kroacisë, Turqisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Ukrainës, Belgjikës, Kosovës dhe Austrisë shpenzuan nga tre deri në gjashtë milionë për pasuri të paluajtshme.
Burimi: https://mina.news/mina-business/stranci-kupili-nekretnine-vrijedne-153-miliona-eur/

