EKIPI YNË NË SIMPOZIUMIN GLOBAL TË KOMPANIVE LIDERE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME NË BOTË, DUBAI

5 Tetor, 2021
0 Komente

Anëtari i bordit tonë këshillimor, z. Radoica Rade Vuković, ishte një nga folësit zyrtarë në Simpoziumin Global të Leading Real Estate Companies of the World®, këtë muaj në Dubai.

Leading Real Estate Companies of the World® (LeadingRE) është rrjeti ku bëjnë pjesë agjencitë e pavarura të ndërmjetësimit rezidencial, liderë në treg, në 70 vende, me 550 kompani dhe 150,000 agjentë shitjesh që realizojnë 1.3 milionë transaksione globale.

Ky  rrjet, i cili funksionon  “vetëm me ftesë”, bazohet në rezultate të pakrahasueshme dhe marrëdhënie të bazuara në besim, që sjellin përvoja të jashtëzakonshme për klientët. Falë shërbimeve tona cilësore dhe punës sonë të përkushtuar me klientët, ne e meritojmë një ftesë për t’iu bashkuar grupit LEADING REAL ESTATE COMPANIES në 2021.

Tema kryesore e këtij eventi ishte “Pasuritë e paluajtshme përtej vitit 2021: inovoni dhe përparoni”.

Përtej Dubait, ideja ishte të studioheshin tregje të tjera globale për të eksploruar strategji të suksesshme për të tashmen – duke mbajtur njërin sy te e ardhmja dhe te mundësitë që do të ndahen përmes komunitetit LeadingRE. Agjenda e Simpoziumit Global kombinon sesione edukative me ndikim dhe mundësi të shkëlqyera për rrjetëzim profesional, të konceptuara për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet pjesëmarrësve.

Kolegët tanë e shfrytëzuan këtë mundësi për të prezantuar më mirë Malin e Zi dhe potencialin e tij për investime në fushën e pasurive të paluajtshme dhe të turizmit. Me shumë kënaqësi, shfrytëzuam rastin të organizonim një vizitë për pjesëmarrësit e simpoziumit LeadingRe në pavijonin e Malit të Zi në EXPO2020. Pritësi theksoi se rrjeti LeadingRe, me burimet e tij të nivelit botëror dhe lidhjet globale, do të japë në të ardhmen një kontribut të rëndësishëm në promovimin dhe realizimin e investimeve të huaja në Malin e Zi.