Rreth nesh
Jemi një ekip me mbi 16 vjet përvojë dhe ekspertizë në fushën e pronave luksoze dhe të investimeve në Mal të Zi. Jemi anëtarë të Leading Real Estate Companies of the World®, rrjetit më të madh në botë të markave lider të tregut dhe të pronave luksoze, dhe ofrojmë shërbime globale përmes bashkëpunimeve në mbarë botën.
Synojmë të ofrojmë një koleksion të pronave luksoze më të zgjedhura në shitje në Mal të Zi. Kompania jonë ka një portofol të gjerë vilash luksoze, shtëpish buzë detit, bujtinash, shaletesh, shtëpish malore, tokash dhe trojesh.
Të përkushtuar për të përmbushur dëshirat e klientëve tanë, e njohim mirë potencialin e tregut malazez të patundshmërive dhe jemi këtu për të gjetur pronën ideale për ju. Në punën tonë besojmë te besueshmëria, integriteti dhe cilësia e shërbimit.
Jemi të njohur si një kompani që ndërton partneritete të qëndrueshme përmes projekteve të qëndrueshme.
Nëse po mendoni të blini pronë në Mal të Zi, ne ofrojmë zgjidhje të plota për shfrytëzimin e patundshmërive, identifikimin e mundësive të investimit dhe vlerësimin e saktë të pronave.
Pse të na zgjidhni
Shërbimet tona
Regjistrimi i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar
Hapja e llogarisë bankare për transaksione vendore dhe ndërkombëtare
Kontabilitet
Këshillim tatimor
Ofrimi i adresave të zyrave dhe i shërbimeve sekretarie
Leje qëndrimi dhe pune
Konsulencë për investimet në patundshmëri
Menaxhim i projekteve të patundshmërive
Hulumtim tregu dhe analizë fizibiliteti
BORDI KËSHILLIMOR

Z. Radoica Vuković
është profesionist me përvojë të gjerë në investimet dhe zhvillimin e patundshmërive. Ai ka qenë i angazhuar në tregun malazez të patundshmërive për mbi 15 vjet, si përmes investimeve të tij private, ashtu edhe duke drejtuar një sërë projektesh në sektorin e patundshmërive dhe të hotelerisë. Si drejtor i “Golden Group”, ai është përgjegjës për planifikimin strategjik, blerjen e pronave dhe zhvillimin e biznesit. Z. Vuković është partner drejtues i projektit Montis Mountain Resort. Ai është i diplomuar në Universitetin e turizmit dhe të menaxhimit hotelier dhe anëtar i Institutit të Vlerësuesve të Certifikuar të Malit të Zi.

Z. Nuri Katz
është themeluesi dhe presidenti i Apex Capital Partners Corp. (APEX) dhe zotëron mbi 30 vjet përvojë ndërkombëtare në fushën e emigracionit dhe të planifikimit të rezidencës, të fitimit të shtetësisë, të investimeve ndërkufitare në prona dhe investimeve të tjera, si dhe në diplomacinë globale. Z. Katz është anëtar i licencuar i The Immigration Consultants of Canada Regulatory Council (ICCRC), organit drejtues të konsulentëve kanadezë të emigracionit, dhe e ka ushtruar profesionin në fushën e emigracionit kanadez për gati 30 vjet. Kompania e tij është e autorizuar nga qeveritë e të gjitha vendeve të Karaibeve për programet e shtetësisë. Ai ka këshilluar shumë qeveri, duke filluar nga viti 2002 me qeverinë e Kanadasë, për çështje që lidhen me shtetësinë dhe emigracionin, tatimet dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.