Zoja e Shkëmbinjve, Mali i Zi, ndër 25 vendet më të bukura në Evropë

22 Mars, 2023
0 Komente

Ishulli i Zojës së Shkëmbinjve pranë Perastit, në Gjirin e Kotorrit, u përfshi në listën e 25 vendeve më të bukura në Evropë, sipas përzgjedhjes së revistës me ndikim “Travel&Leisure”.

Ky destinacion i njohur në Malin e Zi u rendit në vendin e katërt, një pozicion mjaft i lartë në këtë listë.

Zoja e Shkëmbinjve

Ishulli i Zojës së Shkëmbinjve është një ishullth i krijuar nga dora e njeriut, ku ndodhen një kishë katolike dhe një legjendë intriguese. Sipas legjendës, në vitin 1452, dy peshkatarë zbuluan një ikonë të Virgjëreshës Mari, që mezi dukej mbi sipërfaqen e ujit, mbi një gumë.

Ky zbulim i jashtëzakonshëm i nxiti besimtarët ta vizitonin gumën dhe të hidhnin gurë në ujë, në vendin ku ishte shfaqur ikona. Me kalimin e shekujve, rituali u bë aq popullor, sa anije të tëra ngarkoheshin me shkëmbinj dhe fundoseshin në det, pikërisht në vendin ku ishte bërë zbulimi. Të gjithë gurët, shkëmbinjtë dhe anijet e fundosura krijuan një ishull.

Lady of the Rocks man-made islet
Foto nga: Ranko Maras

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në vitin 1632, në ishull u ndërtua Kisha e Zojës së Shkëmbinjve. Kisha është ndërtuar në qendër të gumës, pikërisht në vendin ku u shfaq ikona. Kisha është e lidhur me një muze të vogël dhe një dyqan suveniresh në ishull. Festivali i Fasinadës, më 22 korrik feston legjendën e krijimit të ishullit. Një procesion maunash dhe varkash lundron drejt ishullit, ku njerëzit mund të hedhin gurë dhe shkëmbinj në det.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë për historinë e kësaj kishe mbresëlënëse dhe për Perastin, një xhevahir historik i Malit të Zi, mund të lexoni artikullin tonë për të. 

Revista “Travel&Leisure” ka një rrjet prej qindra shkrimtarësh dhe fotografësh në mbarë botën, duke u ofruar rregullisht lexuesve të saj këndvështrime lokale mbi vendet më të mira ku mund të qëndroni, të hani, të vizitoni dhe të eksploroni.

Ata mbulojnë qyteza të vogla dhe qytete të mëdha, si dhe zbulojnë thesare të fshehura e destinacione të konsoliduara, plazhe, liqene, male dhe lugina, parqe kombëtare, kroçiera dhe përvoja gastronomike të nivelit të lartë. Listën e 25 vendeve më të bukura në Evropë, të përzgjedhura nga Travel&Leisure, mund ta shihni KËTU.