Mali i Zi – Destinacioni i preferuar i fshehtë i vitit 2023

Mali i Zi u nderua me çmimin prestigjioz Travel Gossip Awards 2023 në kategorinë “Destinacioni i preferuar i fshehtë”, nga agjentët e udhëtimeve nga Britania e Madhe.
Bëhet fjalë për eventin prestigjioz “Travel Celebration”, gjatë të cilit agjentët e udhëtimeve nga Britania e Madhe votuan për destinacionin më të dëshiruar përmes platformës online “Travel Gossip.”
Për këtë titull, Mali i Zi garoi me destinacione botërore si Halkidiki (Greqi), Kosta Rika, Kolumbia Britanike (Kanada) dhe Bequia (Shën Vinsenti dhe Grenadinet).
“Jemi të kënaqur që Mali i Zi mori një çmim prestigjioz në një konkurrencë kaq të fortë, gjë që mund të kontribuojë në përmirësimin e imazhit dhe pozicionimin më të mirë të destinacionit. Duke qenë se tregu britanik është strategjikisht i rëndësishëm për Malin e Zi, jemi të lumtur që u vlerësuam nga agjentët e udhëtimeve të këtij tregu. Gjatë vitit të kaluar, u regjistruan pesë herë më shumë turistë nga Britania e Madhe krahasuar me vitin 2021 dhe ky çmim na inkurajon të besojmë se këto tendenca do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, tha drejtoresha e Organizatës Kombëtare të Turizmit të Malit të Zi, Ana Tripković Marković.

