Sveti Stefan në listën e 20 plazheve më mahnitëse të vitit 2022

19 Korrik, 2022
0 Komente

Revista “Lonely Planet” publikoi listën e 20 plazheve më mahnitëse për vitin 2022, ku përfshihet edhe një resort veror në Malin e Zi.

 

Është interesante se në kopertinën e artikullit (si dhe në vendin e 14-të të listës) renditet Sveti Stefan – perla e bregdetit tonë, për të cilin “Lonely Planet” thekson se vështirë se do të gjeni një pamje më fotogjenike.

 

Revista shkruante se në Adriatik vështirë se mund të gjeni diçka më spektakolare e fotogjenike se fshati ishullor i fortifikuar i Sveti Stefanit. “Këtu, pishat, ullinjtë dhe oleandrat shfaqen mbi vilat prej guri të shekullit të 15-të, të cilat, nga pozicioni i tyre shkëmbor, soditin qetësisht rërën rozë dhe ujërat e kthjellëta. Mund të relaksoheni në plazh, por, nëse nuk qëndroni në Aman Resort, mund ta vizitoni vetë ishullin vetëm në kuadër të një turi.”

 

Sveti Stefan u bë i famshëm në vitet 1960 si një vend i njohur ku mblidhet elita botërore, dhe mund të theksojmë me krenari se, edhe pas kaq vitesh, ai vazhdon të gëzojë statusin më të lartë në turizëm, siç dëshmon edhe kjo listë prestigjioze.

 

Nëse dëshironi të shihni listën e të 20 plazheve mahnitëse, klikoni KËTU