Rritet PBB-ja e Malit të Zi në tremujorin e parë të vitit 2022

20 Qershor, 2022
0 Komente

Enti i Statistikave të Malit të Zi prezantoi javën e kaluar të dhënat paraprake për produktin e brendshëm bruto tremujor (PBBT) të Malit të Zi për tremujorin e parë të vitit 2022, me çmime korrente dhe konstante, sipas metodës së shpenzimeve dhe metodologjisë ESA 2010. PBB-ja e Malit të Zi në tremujorin e parë të vitit 2022 ishte 1 026.7 milionë EUR, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit paraardhës ishte 875.3 milionë EUR. Norma reale e rritjes së produktit të brendshëm bruto në tremujorin e parë të vitit 2022 ishte 7.2% dhe ishte më e lartë se norma përkatëse në BE.

Raporti i plotë mund të shkarkohet këtu: https://monstat.org/uploads/files/BDP/2022Q1/Quarterly%20Gross%20Domestic%20Product%20_I%20quarter_2022.pdf