Tokë për shitje në Glavatičići
Detajet e pronës
Përshkrimi i pronës
Kjo tokë në shitje ndodhet në një mjedis me natyrë të paprekur, pranë gjirit të Bigovës, në fshatin Glavatičići. Vetëm 18km larg Qytetit të Vjetër të Kotorrit, i cili është i mbrojtur nga UNESCO-ja si trashëgimi kulturore dhe natyrore botërore, do të gjeni këtë parcelë të rrethuar nga gjelbërimi, në shpatin e një kodre, me një pamje magjepsëse drejt detit të hapur.
Sipërfaqja e tokës është 11.206 m2, me një sipërfaqe totale bruto ndërtimi prej 3.032 m2. Në të ardhmen, në këtë parcelë mund të zhvillohet një kompleks turistik luksoz, pasi shërbimi i kryearkitektit shtetëror ka dhënë pëlqimin për projektin ideor të vendbanimit turistik Glavatičići.
Në bazë të projektit ideor të pronarit të tokës, është planifikuar ndërtimi i shtatë vilave dhe i një hoteli. Hoteli do të përfshijë një restorant, një qendër wellness & spa, një qendër kongresesh dhe një kënd lojërash për fëmijë. Çdo vilë do të përbëhet nga tre dhoma gjumi, një pishinë dhe një oborr privat.
Edhe pse kjo parcelë ndodhet e veçuar nga qendrat e mëdha urbane, ajo ka një lidhje të mirë me tre aeroporte – Tivat 16km, Podgorica 83km dhe Dubrovnik 68km – si edhe me marinën Porto Montenegro për superjahte (20km).
Në një kohë kur njerëzit që largohen nga destinacionet turistike të mbipopulluara kërkojnë qetësi dhe mundësinë për të shijuar natyrën dhe bukurinë që ofron bregdeti i Malit të Zi, kjo tokë, së bashku me projektin ideor të përgatitur, përfaqëson një mundësi të shkëlqyer investimi. Na telefononi ose na shkruani me e-mail për të gjitha hollësitë dhe informacionin e mëtejshëm që ju nevojitet.
-
ID e pronës:023
-
Sipërfaqja e parcelës:11206 m2
-
Sipërfaqja e shtëpisë:11257 m2











