Shtatë atraksione që duhet t’i shihni patjetër në Malin e Zi

20 Maj, 2022
0 Komente

Vjeshtën e kaluar, portali i famshëm Sports Illustrated Swimsuit xhiroi materiale për Malin e Zi dhe bukurinë e tij natyrore.

Siç thanë, me 117 plazhe që shtrihen përgjatë një vije bregdetare prej 180 miles, Mali i Zi është një vend i njohur po aq për ujërat e kristalta të Detit Adriatik, sa edhe për liqenet dhe malet e tij. Sapo të mbërrini, do të vini re se peizazhi natyror është një pjesë e madhe e asaj që e bën këtë destinacion kaq unik.

Lista e tyre “Shtatë atraksione që duhet t’i shihni patjetër në Malin e Zi” përfshin Budva, Sveti Stefan, Parkun Kombëtar të Durmitorit, Fshatin Ekologjik Nevidio, ishullin e Zonjës së Shkëmbinjve, Kotorin dhe Kalanë e Qytetit të Vjetër të Tivarit.

Mali i Zi është një vend ku, nëse dëshironi, mund të shijoni malet dhe detin brenda së njëjtës ditë. Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu.