Porto Montenegro renditet e para në listën e 10 marinave më të famshme të jahteve në mbarë botën

6 Dhjetor, 2022
0 Komente

Në botë ka shumë marina të famshme jahtesh, të cilat janë njëherazi magjepsëse dhe ofrojnë shërbime të shkëlqyera. Marine Insight ka hartuar një listë me dhjetë marinat më të famshme të jahteve në botë, dhe marina malazeze Porto Montenegro renditet e para në listë.

Sipas revistës, Mali i Zi është një destinacion i famshëm turistik, të cilin gjatë verës e vizitojnë mbi 300,000 turistë. Ai është një destinacion shumë i preferuar për lundrim me jahte dhe strehon marinën më të madhe në botë për nga përmasat dhe kapaciteti.

 

Porto Montenegro ndodhet në Gjirin e Kotorrit, i cili është një zonë e mbrojtur nga UNESCO. Porto Montenegro është një port dhe shtëpia e një komuniteti kozmopolit bashkudhëtarësh, të ardhur nga e gjithë bota në kërkim të një vendi ku të jetojnë, të mësojnë dhe të zhvillohen së bashku. Marina e jahteve është ideale për ata që kërkojnë luks, pasi ofron shërbime të nivelit të lartë, dyqane dhe evente sociale.

 

 

 

Artikullin e plotë mund ta lexoni në portalin Marine Insight .