Plazhi i Sveti Stefanit – një nga plazhet më të bukura në Evropë

Plazhi i Sveti Stefanit është vlerësuar nga revista prestigjioze britanike “Condé Nast Traveller” dhe gjendet në listën e saj të plazheve më të bukura evropiane për t’u vizituar.
Sveti Stefani u bë i famshëm në vitet 1960 si një vend i njohur ku mblidhej elita botërore dhe mund të theksojmë me krenari se, edhe pas kaq shumë vitesh, ai gëzon statusin më të lartë në turizëm, gjë për të cilën dëshmon edhe kjo listë e mirënjohur.
Siç thekson revista Condé Nast Traveller, plazhi i Sveti Stefanit duket si një kartolinë, me rërën e tij autentike ngjyrë rozë, i rrethuar nga një pyll me pisha dhe nga një det me ngjyrën e bojës blu. Artikullin e plotë mund ta gjeni në https://www.cntraveller.com/gallery/beautiful-beaches-europe

