A e dini se Kotor është në listën e “10 qyteteve kryesore për t’u vizituar në vendet pa kufizime udhëtimi”?

18 Mars, 2022
0 Komente

Më shumë se dy vjet pas fillimit zyrtar të pandemisë globale të COVID19, të gjithë jemi tashmë të lodhur nga pritja dhe masat kufizuese dhe mezi presim të udhëtojmë. Të gjithë po kërkojmë në mbarë botën vende pa asnjë kufizim udhëtimi. Mali i Zi është ndër vendet që heqin të gjitha kufizimet e udhëtimit për COVID-19 në fillim të marsit. Udhëtarët nuk do të kenë më nevojë të paraqesin dëshmi vaksinimi ose një test negativ për COVID-19 gjatë mbërritjes.

Portali i njohur www.traveloffpath.com ka përditësuar listën e tij të 10 qyteteve kryesore në mbarë botën për t’u vizituar, ku përfshihet edhe xhevahiri malazez Kotor https://www.traveloffpath.com/top-10-cities-to-visit-in-countries-with-no-travel-restrictions/. Kotor është një bukuri historike dhe natyrore në bregdetin e Detit Adriatik. Pak vende ju lënë pa frymë që në shikim të parë, dhe Kotor është njëri prej tyre. Kotor ndodhet në një prej 28 gjireve që konsiderohen zyrtarisht ndër më të bukurit në botë dhe është një qytet me një histori prej më shumë se pesë shekujsh, si dhe me monumente të shumta kulturore e historike që i përkasin periudhave të qytetërimeve të ndryshme.

Siç thekson TravelOffPath, nëse kjo është vizita juaj e parë në Ballkan, atëherë Kotor është një vend i shkëlqyer për ta nisur udhëtimin tuaj. Nëse ju pëlqen kjo hyrje e shkurtër për Kotorin, këtu mund të gjeni më shumë arsye të mira për ta vizituar ose për të blerë një pronë në këtë zonë këtu.